Nga Vendi
24 July 2026
Mbi 28 milionë denarë për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për revitalizimin e një prej zonave më të rëndësishme historike të Shkupit, Çarshisë së Vjetër. Projekti, me vlerë mbi 28 milionë denarë, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e karakterit autentik të kësaj zone. Faza e parë e punimeve përfshin ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore, ndërsa projekti parashikon edhe rregullimin e kalldrëmit dhe përmirësimin e hapësirës publike, me synimin që Çarshia të ketë kushte më moderne, pa humbur identitetin e saj historik. Mexhiti ka deklaruar se investimi synon t'i rikthejë Çarshisë funksionalitetin dhe standardin bashkëkohor që meriton, duke e cilësuar projektin si një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme për këtë pjesë të qytetit.



Të ndryshme
Më shumë
ASHMAA Maqedoni: Heshtja zgjedhore fillon më 16 tetor14 October 2021
Kërkohet rritje e pagave në Zvicër30 August 2021
Macron: 15 shtete angazhohen për rifillimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit 8 April 2026