Nga Rajoni
26 July 2026
Kurti kujton Adem Demaçin: Simbol i qëndresës dhe rezistencës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Adem Demaçin, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të rëndësishme të qëndresës shqiptare dhe kundërshtimit ndaj regjimit jugosllav e serb. Në një mesazh përkujtimor, Kurti tha se Demaçi mbetet një shembull i pathyeshmërisë, duke theksuar se ai kaloi 28 vjet në burg, por nuk u lëkund nga idealet e tij. Sipas Kurtit, Baca Adem, siç e quan ai, e ktheu vuajtjen në forcë dhe rezistencën në një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë brezat. “Për këtë ai sot me të drejtë është Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës”, u shpreh Kurti, duke shtuar se veprimtaria dhe trashëgimia e Demaçit vijojnë të jenë një pikë referimi për shoqërinë. Kurti e përmbylli mesazhin duke nderuar jetën dhe veprën e Adem Demaçit, si dhe trashëgiminë e tij politike, kulturore dhe historike. 



Të ndryshme
Më shumë
EMA i vlerëson të dhënat për dozën e tretë të vaksinës Pfizer 7 September 2021
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?11 April 2022
Plastika do të shndërrohet në vanilje për akullore23 June 2021