Nga Vendi
27 July 2026
Komunaleci: Rinovimi i ujësjellësit në Gostivar është realizuar 98%

Ndërmarrja publike “Komunaleci” në Gostivar ka reaguar ndaj raportimeve se projekti për rinovimin e ujësjellësit të qytetit ka dështuar, duke theksuar se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë. Sipas ndërmarrjes, projekti i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike, SECO, dhe Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, është realizuar në masën rreth 98 për qind. “Punimet ndërtimore dhe teknike nuk janë kryer nga NP ‘Komunaleci’, por nga kontraktorë të angazhuar me kontratë, në përputhje me dokumentacionin e miratuar të projektit dhe nën mbikëqyrje të dyfishtë profesionale”, deklarojnë nga “Komunaleci”. Nga ndërmarrja shtojnë se punët e realizuara janë testuar dhe se për to ekzistojnë regjistrime teknike, raporte dhe dokumentacion video. “Për këtë arsye, nuk është e bazuar që i gjithë projekti të paraqitet si i parealizuar ose si një investim pa rezultat”, theksojnë nga NP “Komunaleci” – Gostivar, duke bërë të ditur se posedojnë dokumentacion zyrtar që, sipas tyre, dëshmon për ecurinë dhe realizimin e projektit.



Të ndryshme
Më shumë
Kantoni i Fribourg-ut ka ligjin e tij mbi gjuhët zyrtare 8 October 2026
Përplasje diplomatike Itali–Rusi pas deklaratave fyese ndaj Melonit22 April 2026
Uji i pijshëm në Gostivar, shqetësime serioze për ndotje mikrobiologjike22 July 2026