ShowBiz
27 July 2026
Selin Bollati: Rrobat që nuk i përdor më i dërgoj në xhami për personat në nevojë

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka treguar përmes një postimi në Instagram një zakon që e ndjek prej vitesh dhe që lidhet me bamirësinë. Në një “story”, Bollati publikoi pyetjen e një ndjekësi, i cili e pyeste se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më. “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”, është përgjigjur ajo. Selin sqaroi se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit e saj. Ajo tha se, edhe pse në raste të veçanta u ka dhuruar veshje vajzave që i kanë shkruar në mesazhe private, prej vitesh pjesën më të madhe të rrobave i dërgon në xhami, me qëllim që ato të shpërndahen te personat në nevojë. Sipas saj, ky është një zakon që e ka pasur shumë përpara pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania” dhe që vazhdon ta ndjekë edhe sot.



Të ndryshme
Më shumë
Fillon vaksinimi për moshën mbi 18 vjeç në Shqipëri29 June 2021
Edi Rama prezanton përbërjen e kabinetit të ri qeveritar – këta janë emrat e ministrave 2 September 2021
Takimi në Antalia, Ballkani Perëndimor diskuton integrimin në BE dhe bashkëpunimin rajonal18 April 2026