Nga Vendi
29 July 2026
Shtetasi serb nën hetim pas zbulimit të 5.000 stekave cigare pa pulla akcize në Bogorodicë

Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka nisur procedurë hetimore ndaj një shtetasi serb, i dyshuar për shmangie të pagesës së akcizës, pasi në pikën kufitare Bogorodicë u zbuluan 5.000 steka cigare pa pulla akcize të fshehura në një kamion me targa serbe. Sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte deklaruar se po transportonte material izolues në procedurë tranziti, por gjatë kontrollit doganor, mbi mallin e deklaruar, u gjetën 100 kuti kartoni me steka cigaresh pa pulla akcize. Vlera e akcizës që dyshohet se është tentuar të shmanget arrin në afro 5 milionë denarë. “Gjatë kontrollit, mbi mallin e deklaruar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 100 kuti kartoni, në të cilat ishin paketuar stekat e cigareve pa pulla akcize”, njoftoi Prokuroria Publike. Për shkak të dyshimeve se i dyshuari mund të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë ose të pengojë zhvillimin e procedurës penale, prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjevgjeli caktimin e masës së paraburgimit.



Të ndryshme
Më shumë
Nis marshimi i protestuesve “Tash është koha”27 July 2020
FSHF organizon takim me Shoqatën e Klubeve Europiane dhe shqiptare në ‘Shtëpinë e Futbollit’30 April 2025
Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së16 September 2026