Nga Rajoni
30 July 2026
Dy zjarrfikës humbin jetën duke luftuar me flakët në Kretë

Dy zjarrfikës, të moshës 23 dhe 27 vjeç, kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr të madh në ishullin grek të Kretës, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve të Greqisë.

Ata ishin pjesë e një ekipi prej rreth 150 zjarrfikësish që po luftonin me flakët në zonën e Rethymnos, ku zjarri kishte përfshirë sipërfaqe pyjore dhe toka bujqësore.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa Agjencia e Reagimit Emergjent e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për rritje të rrezikut nga zjarret në disa vende të Evropës gjatë ditëve në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Granit Xhaka e pranon se bleu certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19: Kisha frikë, nuk isha i sigurt21 September 2026
Taravari për takimin me Mickoskin: Do t’i sqarojmë disa punë që mendoj se ai i ka të paqarta 5 May 2025
NATO deklarohet për sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan pas sulmit rus në Ukrainë24 February 2022