Nga Rajoni
30 July 2026
Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, merr mbështetjen e delegatëve

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të drejtojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi ka marrë mbështetjen e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të partisë. Pas procesit të votimit, Abdixhiku është konfirmuar sërish në krye të LDK-së, duke i dhënë fund përplasjes së brendshme rreth udhëheqjes së partisë. Pas votimit ka reaguar edhe anëtari i LDK-së, Avdilj Rukiqi, i cili ka vlerësuar se mbajtja e këtij kuvendi nuk ishte e domosdoshme në këtë fazë. “Sidomos në këtë fazë s’ka pasur fare nevojë për kuvend. Rezultati iu ka dhënë të gjithëve mësim sepse nuk nisen proceset të cilat e dëmtojnë partinë. Besoj se të gjithë do të kenë vullnetin dhe do ta gjejnë rrugën për t’i dhënë Lidhjes Demokratike qartësi dhe drejtim të duhur”, ka deklaruar Rukiqi. Konfirmimi i Abdixhikut vjen pas një periudhe debatesh të brendshme në LDK, të nxitura nga rezultati i zgjedhjeve dhe kërkesat për ndryshime në drejtimin e partisë. Tashmë, vëmendja pritet të përqendrohet te konsolidimi i strukturave dhe rruga politike që do të ndjekë LDK-ja në vazhdim.



Të ndryshme
Më shumë
BE-së i bëhet thirrje që t’ia pezullojë fondet Hungarisë shkaku i korrupsionit 7 July 2021
Nga data 6 shtator kosovarët nuk mund të futen në Shqipëri pa pasaportë të vaksinimit30 August 2021
Venera Azizi: Srebrenica mbetet një plagë që nuk shërohet kurrë11 July 2026