Nga Rajoni
31 July 2026
OVL-UÇK kundërshton hapjen e çështjeve të reja ndaj UÇK-së dhe paralajmëron përpjekje për rishkrimin e historisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër çdo përpjekjeje për hapjen e çështjeve të reja në Hagë që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si përpjekje për shtrembërimin e historisë dhe cenimin e vlerave të luftës çlirimtare. Në reagimin e saj, OVL-UÇK shprehet se bëhet fjalë për, siç thotë, “manovra të revizionizmit politik”, të cilat synojnë “ta shpallin kriminale një luftë të drejtë çlirimtare dhe të minojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit”. “Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet”, thuhet më tej në reagim. Deklarata vjen pas qëndrimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese që lidhen me çështjet e Tribunalit të Hagës dhe me mundësinë e paditjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. OVL-UÇK ka bërë të ditur se kundërshton çdo proces të ri që, sipas saj, do të cenonte të kaluarën dhe vlerat që lidhen me konfliktin e vitit 2001 dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. 



Të ndryshme
Më shumë
Tetori sjell ndryshime të mëdha për këto tri shenja të horoskopit28 September 2026
Pas vrasjes së zyrtarëve të saj, PDK pezullon të gjitha aktivitet politike për sot 9 September 2021
Shkupi dhe 43 komuna të tjera zgjodhën kryetarët e ri 1 November 2021