Nga Vendi
1 August 2026
Tre persona arrestohen në Shkup, dyshohen se tentuan të marrin kredi me dokumente të falsifikuara

Tre persona janë arrestuar në Shkup, pasi dyshohen se kanë tentuar të sigurojnë kredi bankare duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të dhëna personale të keqpërdorura. Bëhet fjalë për I.T. (45), S.T. (21) dhe P.P. (29), të gjithë nga Shkupi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 29 korrik nga zyrtarët e SPB Shkup, Njësia për Krim Ekonomik dhe Krim Kompjuterik, në kuadër të hetimeve për rastin. Tre të dyshuarit përballen me dyshime për veprat penale “falsifikim i dokumentit” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, pasi dyshohet se kanë tentuar të përfitojnë kredi bankare përmes dokumentacionit të falsifikuar. Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Johnson: Bota do të shikojë nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre18 August 2021
Osmani dhe Peleshi theksojnë unitetin Kosovë Shqipëri, fokus në të ardhmen euroatlantike 2 March 2026
552 persona janë ri-infektuar me koronavirus në Maqedoni21 September 2021