Sport
1 August 2026
Mario Mitaj: Kalimi te Genoa është një hap i rëndësishëm në karrierën time

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka shprehur entuziazmin për nisjen e aventurës së re te Genoa, duke e cilësuar transferimin në Serie A si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Futbollisti 22-vjeçar u shpreh i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të forta në botë. "Jam shumë i emocionuar. Është një aventurë e re për mua, një hap tjetër dhe jam i lumtur që po e bëj në një nga ligat më të forta në botë", tha Mitaj për kanalin zyrtar të klubit italian. Ai zbuloi se para transferimit kishte folur me futbollistë që aktivizohen në Serie A dhe me shokë të skuadrës, të cilët i kishin dhënë përshtypje pozitive për Genoan dhe qytetin. "Kam biseduar me shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe me shokë të skuadrës. Ata e njohin Genoan dhe më folën për qytetin. Kam parë edhe stadiumin, që është shumë i bukur dhe për mua ngjan me një stadium anglez. Kam parë shumë video me tifozët dhe kam dëgjuar shumë për atmosferën në tribuna", u shpreh ai. Mitaj i është bashkuar Genoas në formë huazimi nga Al Ittihad deri në fund të sezonit. Marrëveshja parashikon një pagesë prej 2 milionë eurosh për huazimin, ndërsa klubi italian do të ketë mundësinë ta blejë përfundimisht për 4.5 milionë euro. Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar ka pranuar edhe një ulje të pagës për të realizuar rikthimin në futbollin europian. Para eksperiencës në Arabinë Saudite, Mitaj ka luajtur me AEK Athens, ku u formua si futbollist, si dhe me Lokomotiv Moskva.



Të ndryshme
Më shumë
Në Llojan votimi vazhdon pas orës 21:0015 July 2020
Zaev: Në normalitetin e ri, jeta vazhdon në përputhje me protokollet për mbrojtje27 May 2020
Shabani: Unë nuk flas për fitore, unë flas për diferencë”11 January 2026