Nga Rajoni
2 August 2026
Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK zbardh bashkëpunimin me autoritetet franceze

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje mbi arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t dhe ndaj të cilit pritet të vijojë procedura e ekstradimit drejt Shqipërisë.

Sipas SPAK, arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit me autoritetet franceze. Prokurorët e Posaçëm, më 19 qershor 2026, i janë drejtuar Shërbimit të Sigurisë së Brendshme në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në lokalizimin e shtetasit E. B., pasi dyshohej se ndodhej në territorin e Francës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, “më datë 19 qershor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kontaktuan Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në gjetjen e shtetasit E. B., në kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej në territorin e Republikës Franceze”.

Ermal Beqiri është një nga personat e përfshirë në hetimet e SPAK për procedurat e prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet lidhen me dyshime për parregullsi në tendera publikë.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: Akuzat e Ramës ndaj Bashës të pavërteta, ai nuk ka qenë prokurori i UMNIK-ut 8 December 2020
Shqipëria dhe Gjermania firmosin marrëveshje me vlerë 114 milionë euro për energjinë dhe konviktet 3 August 2026
12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19, shërohen 112 pacientë29 June 2020