Nga Vendi
2 August 2026
Ilindeni, mesazhe të ndryshme nga Mickoski dhe Filipçe për të ardhmen e vendit

Përvjetori i Ilindenit u shënua me mesazhe politike nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga Pelinca dhe Krusheva. Mickoski tha se Ilindeni nuk është vetëm një datë, por “një amanet dhe karakter”, duke theksuar se beteja e kësaj gjenerate është për ta rikthyer idealin e atdheut për të cilin, sipas tij, ëndërronin ilindenistët dhe asnomistët. “Beteja e kësaj gjenerate është shpresa e fundit për të ardhmen e atdheut. Dhe nuk guxojmë dhe nuk mund të dështojmë”, deklaroi Mickoski, i cili kritikoi edhe opozitën, duke e akuzuar se ofron pesimizëm dhe ndarje në vend të ideve, ndërsa bëri thirrje për bashkim. Nga Krusheva, Filipçe tha se beteja e sotme është për “një jetë me dinjitet, drejtësi, sundim të ligjit dhe një të ardhme evropiane”. “Ne luftojmë për një Maqedoni ku sundon ligji, e jo interesi partiak”, tha ai, duke shtuar se respekti për Ilindenin duhet të dëshmohet përmes ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik dhe prosperues.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata njohu 11 Dhjetorin ,Alibeaj:Vendim në nivelin e skandalit, do e ankimojmë25 March 2022
Shtyhet seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan13 January 2026
42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim23 June 2021