Nga Vendi
2 August 2026
Zjarri mbi Dollogozhdë vihet nën kontroll, Qyra inspekton zonën e prekur

Zjarri që përfshiu masivin pyjor mbi fshatin Dollogozhdë në Strugë është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së ekipeve në terren. Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, inspektoi nga afër zonën e prekur, ndërsa autoritetet vlerësuan angazhimin e përbashkët të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhim me Kriza, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Policisë, ndërmarrjeve komunale dhe vullnetarëve. Falë reagimit të ekipeve, flakët u lokalizuan dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e zjarrit. Qyra shprehu mirënjohje për të gjithë të angazhuarit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të pyjeve dhe zonave përreth. Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre.



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Jam këtu për të realizuar çdo interes të shqiptarëve (VIDEO) 1 July 2020
Partitë politike në Maqedoni afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor23 June 2021
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-1919 December 2020