Nga Vendi
4 August 2026
Shqipëria shpall non grata Valon Belën dhe Bekir Halimin, ndalim hyrjeje për 10 vjet

Autoritetet shqiptare kanë shpallur non grata dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela dhe Bekir Halimi, duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare. Për Valon Belën, ndërkohë, është lëshuar edhe urdhër dëbimi. Sipas informacioneve të publikuara, vendimi është marrë mbi bazën e motivacioneve që lidhen me veprime ose propagandë të dyshuara kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike. Në arsyetimin e autoriteteve shqiptare përmenden gjithashtu dyshime për anëtarësim në organizata terroriste, si dhe përkrahje ose kryerje të veprimeve anarkiste kundër shtetit ligjor. Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Valon Bela dhe Bekir Halimi lidhur me këtë vendim të autoriteteve shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Një viktimë dhe 141 raste të reja me Covid-19, shërohen 161 pacientë11 August 2020
Mësuesit në detyrë në shkolla, MASh ndërmerr masa për parandalimin e incidenteve 5 May 2026
Edi Rama prezanton përbërjen e kabinetit të ri qeveritar – këta janë emrat e ministrave 2 September 2021