Nga Vendi
6 August 2026
Ahmeti priti në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së, Nicole Varnes: theksohet partneriteti strategjik dhe rruga evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim në selinë e partisë në Tetovë me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike në vend, forcimi i institucioneve demokratike dhe bashkëpunimi strategjik ndërmjet ShBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ahmeti vlerësoi angazhimin e Varnes në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj vendit. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar në arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe se kontributi i tyre mbetet i rëndësishëm për ruajtjen e frymës së saj, avancimin e barazisë dhe forcimin e kohezionit shoqëror. "Rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbatimit të plotë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe orientimit të palëkundur evropian të vendit", theksoi Ahmeti. Sipas tij, dialogu i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për ndërtimin e një Maqedonie të Veriut demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurti mesazh të fuqishëm shqiptarëve të Maqedonisë: Votoni numrin 5!12 July 2020
“Ta marrë edhe fëmijën me vete”, kërkesa e çuditshme e personazhit publik për të qenë pjesë e BB VIP Albania 1 October 2021
Heshtje nga Prokuroria për rastin e Artan Grubit, pa detaje mbi hetimet12 April 2026