Nga Vendi
11 August 2026
Sigurimi shëndetësor i punonjësve të MPB-së normalizohet, shërbimet mund të përdoren pa pengesa

Problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme është tejkaluar, ndërsa ata tashmë mund t’i përdorin pa pengesa shërbimet dhe të drejtat që u takojnë nga sigurimi shëndetësor. Gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, për të përcaktuar shkaqet që kishin sjellë ndërprerjen e përkohshme të realizimit të të drejtave shëndetësore. Pas masave të ndërmarra, gjendja është normalizuar dhe punonjësve të MPB-së u është mundësuar përdorimi i papenguar i shërbimeve shëndetësore. Dy institucionet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë bashkëpunimin për gjetjen e një zgjidhjeje sistemore, me synimin që sigurimi shëndetësor të funksionojë në mënyrë të pandërprerë dhe të drejtat e punonjësve të realizohen në kohë edhe në të ardhmen.



Të ndryshme
Më shumë
Robert Berisha: As Adelina Ismaili as Genta Ismajli s'kanë shanse të rikthehen në skenë, më mirë të mbesin me ato hite që i kanë!24 September 2026
Kurti para Von der Leyen: Aktgjykimi i Speciales ka gabime faktike, historike dhe juridike 1 October 2026
Vedat Bajrami me bashkëshorten takojnë prindërit e Dua Lipës21 July 2021