Nga Rajoni
11 August 2026
Berisha: “Do t’ju shterojë ujin”, kërcënim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz ndaj Kosovës dhe një sinjal destabilizues për rajonin.
“Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është shprehur Berisha.
Reagimi i tij vjen pasi Vuçiç foli për mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër, duke bërë të ditur se për këtë çështje janë angazhuar ekspertë dhe inxhinierë. Ibri përshkon territorin e Kosovës dhe Serbisë dhe ka rëndësi të veçantë për furnizimin dhe menaxhimin e burimeve ujore në Kosovë.
Berisha e ka cilësuar deklaratën e presidentit serb si një akt që mund të cenojë stabilitetin në rajon, ndërsa ka deklaruar se Partia Demokratike e dënon atë.
Përplasja politike vjen në një moment kur deklaratat e Vuçiçit për lumin Ibër kanë shkaktuar reagime edhe në Kosovë, ku është theksuar se burimet ujore nuk mund të përdoren si mjet kërcënimi apo destabilizimi.



Të ndryshme
Më shumë
Humb jetën një 22-vjeçar nga Maqedonia në një aksident në Greqi 5 July 2021
Rrëmujë në vendkalimet kufitare, numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime19 July 2021
Aksident i rëndë në rrugën e re Gradsko–Prilep, disa persona të lënduar 5 October 2025