Nga Vendi
16 August 2026
Gjashtë segmente të reja autostrade, Mickoski: Ndërtimet nisin nga fundi i gushtit

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron një periudhë me aktivitet të shtuar në infrastrukturën rrugore, me ndërtimin dhe përshpejtimin e punimeve në disa segmente të rëndësishme autostradash në vend. Sipas Mickoskit, ndërtimi i segmentit Bllacë–Shkup pritet të nisë drejt fundit të gushtit, ndoshta më 26 gusht, pasi, siç tha ai, janë përmbyllur procedurat formale dhe janë plotësuar kushtet për fillimin e punimeve. “Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade”, tha Mickoski. Ai bëri të ditur se në shtator pritet të nisë edhe segmenti Bukojçan–Kërçovë, ndërsa punimet në autostradën Kërçovë–Ohër synohet të përshpejtohen. “Pres që segmenti nga Izvor deri në Vrbjan të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të jetë në tremujorin e parë të vitit 2027”, deklaroi kryeministri. Projektet e përmendura janë pjesë e investimeve të planifikuara në infrastrukturën rrugore, ku Qeveria ka paraparë përfundimin e autostradave Shkup–Bllacë dhe Kërçovë–Ohër, si dhe zhvillimin e aksit Kërçovë–Bukojçan. Burimi: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut



Të ndryshme
Më shumë
Regjeneratori natyral për flokë me bazë bananeje flokët tuaja do t’i mbrojë nga rrezatimi i fortë i diellit dhe nxehtësia23 August 2020
Maqedoni: 8 shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët 6 September 2021
Pendarovski: Problemi Kosovë-Serbi po na mban të bllokuar si rajon22 June 2020