Nga Vendi
8 September 2026
Maqedonia e Veriut sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë

Më 8 shtator 1991, qytetarët e Maqedonisë, në një referendum historik, votuan me shumicë dërrmuese "po" për pavarësinë e vendit.

Vota në referendum shënoi një pikë kthese që nisi procesin e krijimit të një shteti të pavarur dhe ngritjen e institucioneve të veta, rrjetit diplomatik, sistemit të sigurisë dhe politikave ekonomike.

Tre dekada e gjysmë më vonë, dëshmojnë për një rrugë të gjatë dhe të mbushur me trazira politike, sfida sigurie, kompromise të vështira dhe një luftë për afirmim ndërkombëtar.

Nga pavarësia paqësore dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, përmes konfliktit të vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Prespës, deri te anëtarësimi në NATO, historia e Maqedonisë së Veriut është një nga historitë më interesante në rajon.

Për sot janë planifikuar disa aktivitete për të shënuar 35-vjetorin e pavarësisë së vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, shërohen 74 pacientë17 July 2020
Rezultatet prej rreth 13 për qind të votave të numëruara15 July 2020
Dr. Meral Uzeiri Ferati: Rrugëtimi sfidues i gruas drejt suksesit në jetën publike 5 April 2026