ShowBiz
8 September 2026
Adelina Ismaili opinioniste në Big Brother VIP Kosova? Flet vetë artistja

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin e mëngjesit në T7, gazetari Elton Tozaj ka folur për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.

Teksa u konfirmua se Olta Gixhari nuk do të jetë më në rolin e opinionistes këtë sezon, gazetari përmendi disa nga emrat potencialë që mund të zënë karrigen e opinionistes, mes të cilëve Adelina Ismaili, Valdrin Sahiti dhe Elijona Binakaj.

Tozaj u shpreh se puna për formatin tashmë ka nisur dhe se do të dëshironte t’i shihte të tre emrat në panel, ose të paktën një ish-banor që i njeh mirë dinamikat e lojës nga brenda.

Diskutimi bëri menjëherë xhiron e rrjetit, duke ndezur kureshtjen e publikut për përbërjen e re të spektaklit.

Megjithatë, reagimi i Pop Divës, Adelinës nuk ka vonuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar një sekuencë nga emisioni ku përflitej emri i saj, duke i dhënë fund çdo spekulimi me një deklaratë të prerë.

“Nuk do të jem as banore as opinioniste në BBVK”, ka shkruar shkurt këngëtarja, duke përgënjeshtruar kategorikisht lajmin dhe duke sqaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni në asnjë rol.



Të ndryshme
Më shumë
Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës18 October 2021
PDSH: Disa persona kanë dëmtuar materialet propagandistike të kandidatit tonë në Tetovë30 September 2021
Ali Ahmeti: 9 korriku 1997 në Gostivar mbetet kujtesë që historia të mos përsëritet 9 July 2026