Sport
8 September 2026
Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026

France Football ka publikuar listën me 30 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë” 2026, çmim që do të ndahet më 26 tetor.

Surpriza më e madhe e listës është nominimi i Lionel Messit, i cili vazhdon të jetë pjesë e 30 më të mirëve në botë vit pas viti, ndërsa mungesa e Cristiano Ronaldos ka tërhequr vëmendjen.

Ylli portugez nuk është përfshirë në listën e France Football për të katërtin vit radhazi.

Sipas raportimeve të shumta, këtë vit janë pesë favoritë kryesorë për ta fituar çmimin.

Harry Kane shihet si kandidati kryesor për triumf, ndërsa në garë pritet të jenë edhe Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Rodri dhe Khvicha Kvaratskhelia.


Të gjithë këta futbollistë kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe pritet të jenë në mesin e emrave kryesorë për çmimin prestigjioz individual.



Të ndryshme
Më shumë
Në sheshin “Skënderbeu” do të vendoset ekran i madh për transmetimin e seancës në Hagë10 September 2026
Ali Ahmeti: Akuzat e Ramës ndaj Bashës të pavërteta, ai nuk ka qenë prokurori i UMNIK-ut 8 December 2020
Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë15 September 2026