Nga Vendi
9 September 2026
Shkaktoi zjarr në fshatin Gajre, policia arreston një person nga rrethina e Tetovës

SPB Tetovë njofton se dje (08.09.2026) në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kodra e Diellit, kanë privuar nga liria personin R.S. (55) nga fshati Gajre.

Sipas denoncimit, në vendin e quajtur "Mali Zeska" nën fshatin Gajre, derisa po pastronte pronën e tij nga bari i thatë dhe shkurret, ka ndezur zjarr, me ç'rast zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe.


"Zjarri është fikur nga një ekip i Njësisë Territorial të Zjarrfikësve Tetovë dhe punonjës të Ekonomisë së Pyjeve, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm"", thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Veteranët kroatë valëvitin flamujt e UÇK-së, shprehin falënderim ndaj shqiptarëve për mbështetje 8 August 2020
Vetura godet policin, arrestohet shoferi20 December 2025
Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta19 October 2026