Nga Rajoni
9 September 2026
Ganimete Musliu akuzon Albin Kurtin për bashkëpunim me Listën Serbe

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është në koordinim me Listën Serbe për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.

Përmes një postimi, Musliu ka thënë se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kosova të ketë Kuvend të konstituuar para kësaj date.

“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve politike, historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet.

“E keni të kotë! Nuk do mund ta rishkruani historinë!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Musliu ka përmendur disa prej vendeve që, sipas saj, janë pjesë e historisë së luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri, përfshirë Prekazin, Çirezën, Likoshanin, Likocin, Reçakun, Abrinë, Poklekun, Krushën dhe Mejën.

“Është shkruar me gjakun dhe sakrificën e njerëzve tanë”, ka përfunduar Musliu.



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha thotë se është mëkat i madh për gruan që të refuzojë seksin30 September 2021
Teuta Arifi,Kasamit:Po të ishit një ekonomist i mirë, do tju kishte punësuar Banka Botërore21 October 2021
Maqedoni: Këto ditë kemi ndryshime moti, na pret shiu! 2 September 2021