Nga Vendi
2 August 2020
Mickoski kërkoi falje për gabimet e të kaluarës

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Tashmarunishtja e Strugës, kërkoi falje për gabimet e bëra nga VMRO DPMNE deri më tani dhe akuzoi ata që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke i quajtur jeniçerë.

Kjo deklaratë e Mickoski shkaktoi reagim nga Ivica Konevski – anëtar i partisë i cili përmes Facebook-ut iu përgjigj se partia ka nevojë për një njeri që bashkon, dhe jo dikë që shpif dhe fyen.

Dhe sot ata që janë barra e VMRO-DPMNE-së i drejtohen në mënyrë të ashpër VMRO-DPMNE-së. Jam i vetëdijshëm plotësisht për veprimet e tyre nga e kaluara dhe plotësisht i vetëdijshëm se pikërisht këto jeniçerë të etur për qeveri ishin edhe barra e partisë. Dua të theksoj qartë dhe pa mëdyshje se unë si lider i VMRO-DPMNE-së, i kërkoj falje popullit për të gjitha gabimet dhe padrejtësitë që kanë bërë këta njerëz -deklaroi Hristian Mickoski – lider i VMRO-DPMNE-së.



Të ndryshme
Më shumë
Nënës kosovare i refuzohet viza disa herë nga austriakët, s’arrin ta takojë vajzën e sëmurë26 October 2021
Zaev: Përparimi ynë në integrimet evropiane duhet të varet kryesisht nga reformat e brendshme30 September 2021
Uji i pijshëm në Gostivar, shqetësime serioze për ndotje mikrobiologjike22 July 2026