Nga Rajoni
10 September 2026
E hodhi 13 vjeçaren shqiptare nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin e Aurora Tilës

Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin për të riun që ishte 15 vjeç në momentin e ngjarjes, i dënuar për vdekjen e 13-vjeçares Aurora Tila.

Aurora humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, pasi u hodh nga një ballkon. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në Itali, ndërsa familja e vajzës ka shprehur hapur pakënaqësinë për vendimin e Apelit, shkruajnë mediat italiane.
Avokati Emilio Malaspina, që përfaqëson nënën e viktimës, deklaroi se familja është veçanërisht e zhgënjyer nga kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për uljen e dënimit.

“Aurora ishte 13 vjeçe, viktima më e re e femicidit në Evropë”, u shpreh avokati.

Nëna e vajzës, Morena Corbellini, reagoi ashpër pas vendimit, duke kritikuar sistemin e drejtësisë dhe mënyrën se si trajtohen raste të tilla.

“Presim atëherë që numri i femicideve të ulet? Ato vetëm do të rriten. Edhe të miturit do të vrasin gjithnjë e më shumë, derisa vendi të ndërhyjë me forcë dhe në mënyrën e duhur”, deklaroi ajo.

Corbellini shtoi se situata, sipas saj, vetëm sa do të përkeqësohet dhe se dënimet po jepen shumë lehtë.



Të ndryshme
Më shumë
Adriano Celentano mbështet Ermal Metën në Sanremo, Kënga jote është e mrekullueshme27 February 2026
Inspektorati i gjuhëve/ Tensione në Kuvend për ligjin 7 May 2025
Finance Think: Kush e futi Maqedoninë e Veriut në borxhe? Shifrat zbulojnë se cili kryeministër10 September 2026