Nga Rajoni
10 September 2026
'Marshi për Liri", Endrit Thaçi: Kosova po pret!

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, në mbështetje të çlirimtarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Thaçi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin: “Kosova po pret”.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


Marshi është organizuar nga “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


 



Të ndryshme
Më shumë
Momenti kur veterinerja shpëton vajzën 2-vjeçare nga sulmi i qenit24 June 2021
"Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren", reagon Sali Berisha: Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit12 October 2026
VV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, i drejtohet Osmanit pas vendimit të Kushtetueses 2 April 2026