Nga Rajoni
11 September 2026
Para vendimit, Hashim Thaçi: Pres një aktgjykim të drejtë!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën pak ditë pata verdiktit të Gjykatës në Hagë, ka folur për pritjet e tij për aktgjykimin në rastin ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

I pyetur nëse pret ndonjë reagim konkret nga Shtetet e Bashkuara apo presidenti amerikan Donald Trump lidhur me rastin e tij, Thaçi ka thënë se pret që vendimi të merret në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

“Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi. Të vërtetën e kanë parë gjyqtarët, realitetin e ka parë edhe bota. Tashmë u mbetet atyre të nxjerrin vendimin; është në duart e tyre”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka folur edhe për vizitat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Hagë, duke thënë se i është mirënjohës për mbështetjen.

“Edi më ka vizituar disa herë. I jam mirënjohës nga zemra”, ka thënë Thaçi.

Në intervistë, ish-presidenti është pyetur edhe për Samitin e NATO-s që pritet të mbahet në Tiranë. Ai e ka cilësuar organizimin e këtij samiti si “pikën kulminante të historisë politike të Shqipërisë”, ndërsa ka shpresuar që Kosova të ketë mundësi të marrë pjesë në margjinat e tij.

“Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-së mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmojë vetveten”, është shprehur ai.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pas vrasjes së 4 personave në Velipojë, policia zbarkon në plazhe30 June 2021
Afati për hetimin ndaj Artan Grubit skadon më 22 gusht, Prokuroria ka edhe 17 ditë kohë 6 August 2026
“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”17 September 2026