Nga Rajoni
11 September 2026
​U pyet se a do të merr pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së, përgjigjet Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili pritet të mbahet të shtunën.

Kurti sot bëri homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nga mediat nëse do t’i bashkohet marshit për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, Kurti tha se për këtë çështje do të përgjigjet më vonë.

“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 Shtatorit”, u shpreh Kurti.

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet të shtunën. 



Të ndryshme
Më shumë
Arbër Ademi tregon kush tenton t’i rikthejë çështjet e Hagës në Maqedoni25 September 2026
Materiali zgjedhor do t’u shpërndahet KKZ-ve për zgjedhjet lokale16 October 2025
Rita Ora në skenë me Yll Limanin në Londër? TikTok-u ndez spekulimet11 October 2026