Nga Vendi
11 September 2026
“Më shumë cilësi dhe kushte më të mira për fëmijët”, kryetarët e Komunave të Pollogut me kërkesa për MASh-in

Kryetarët e Komunave të Pollogut kanë zhvilluar sot takim për të diskutuar mbi sfidat e procesit dhe optimizimin e rrjetit shkollor. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. 

Në njoftimin e tij në Facebook, ai shkruan se Komunat do të drejtohen me shkresë zyrtare deri tek MASh që të ketë ndryshime në Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm.

Njoftimi i plotë: 

Sfidat e procesit të optimizimit të rrjetit shkollor
Sot, bashkë me kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, përkrahëm çdo reformë që synon përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e efikasitetit në shkollat tona. Megjithatë, optimizimi i rrjetit shkollor duhet të bazohet në analiza të plota, të dhëna reale dhe mbi të gjitha në interesin dhe kualitetin e nxënësve.
Në këtë proces duhet të vlerësohen me kujdes:
▪️ Cilësia e mësimit dhe angazhimi i kuadrit profesional;
▪️ Ndikimi në vendet e punës të mësimdhënësve që do paraqiten si tepricë teknologjike;
▪️ Kostot reale dhe barra financiare ndaj komunave,
▪️ Ndikimi në komunitetet lokale, veçanërisht në zonat rurale.
Komunat do të drejtohen me shkresë zyrtare deri tek MASh që të ketë ndryshime në Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe para çdo vendimi të ketë analiza të qarta, përgjegjësi të përcaktuara dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Qëllimi i çdo reforme në arsim duhet të jetë i qartë: më shumë cilësi, më shumë siguri dhe kushte më të mira për fëmijët.



Të ndryshme
Më shumë
A e dini pse qentë kthejnë kokën anash kur flasim me ta?28 August 2020
Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni 3 August 2021
Luana Vjollca shijon ditët e nxehta në det, a po e shoqëron Krenari?31 July 2020