Nga Rajoni
11 September 2026
Hamza: Besoj që vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të jetë lirues, ndaj dhe Kosova do të ketë festë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka shprehur besimin se vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të jetë lirues.

Hamza ka thënë se pret që Kosova të ketë arsye për të festuar, duke theksuar se, sipas tij, gjatë procesit është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit - kanë mbetur edhe 5 ditë

“Besoj që vendimi do të jetë lirues e Kosova do të ketë festë. Atje është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Hamza.

Ndryshe, më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.



Të ndryshme
Më shumë
Sot nis fushata për Zgjedhjet lokale, do të zgjasë deri më 17 tetor29 September 2025
Armand Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në New York, takon Donald Trump dhe drejtuesit e futbollit botëror18 July 2026
Marina Vjollca nuk e ndryshon fenë, ekspozon kryqin 9 October 2026