Nga Rajoni
11 September 2026
“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një video me një mesazh simbolik kushtuar atyre që dhanë kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

Në videon e publikuar shfaqet një helikopter, ndërsa në të shihet një bluzë me katër krerët e UÇK-së dhe mbishkrimin “Liria ka Emër”.

Përmes kësaj videoje, platforma përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që, sipas saj, dhanë gjithçka për Kosovën dhe lirinë e saj, përderisa vendimi për ish-krerët e UÇK-së po afrohet.

“Ju që dhatë gjithçka për Kosovën. Për lirinë tonë. Për ne. Për fëmijët tanë. Për fëmijët që do të lindin edhe pas 100 vjetësh”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Në fund të videos përcillet edhe mesazhi “Kosova ju pret. E lirë. Krenare. Mirënjohëse. Kosova ju pret në shtëpi!”



Të ndryshme
Më shumë
Meidani nga Shkupi: "Mos u dorëzoni, kujtoni Gonxhen, ajo e ndryshoi botën sepse nuk u dorëzua kurrë" 9 June 2026
A do të qëndrojnë talibanët të bashkuar në qeverisje?26 August 2021
S’ka vendimi për vitin e ri shkollor, shtyhet mbledhja KSI-MASH11 August 2020