Nga Rajoni
11 September 2026
Në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarëve iu bë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, gjatë hytbes së xhumasë, besimtarëve u është bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në hytben e xhumasë së sotme është përcjellë mesazhi për pjesëmarrje në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

Myftiu Tërnava ka shprehur përkrahjen e tij për këtë nismë, duke e cilësuar marshin si një tubim qytetar në mbështetje të vlerave të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit.

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazhin e përcjellë gjatë hytbes.



Të ndryshme
Më shumë
Përleshje masive me karrige në një plazh15 June 2021
Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë bën thirrje publike për ndihmë 1 September 2021
E goditi disa herë me rrip të pantallonave dhe e detyroi të kryej marrëdhënie seksuale në një motel, Gjykata merr vendim për gjilanasin27 July 2021