Nga Vendi
11 September 2026
Jakup Huseini është kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Partia VLEN ka shpallur kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Nga VLEN-i bëjnë të ditur se Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës. Sipas tyre, përvoja profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me qytetarët i kanë mundësuar atij të njihet nga afër me nevojat, problemet dhe sfidat e komunës.


“Gjatë gjithë angazhimit të tij profesional, Jakup Huseini ka qenë në shërbim të banorëve dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësive institucionale”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Nga VLEN vlerësojnë se përparësia e kandidatit të tyre qëndron në njohjen e administratës komunale, procedurave institucionale dhe nevojave të banorëve. Për këtë arsye, siç theksojnë, Huseini do të mund ta nisë punën që nga dita e parë, pa humbur kohë për t’u përshtatur me funksionimin e komunës.

VLEN-i thotë se me këtë kandidaturë u ofron banorëve të Bërvenicës një kandidat me përgatitje juridike, përvojë profesionale dhe njohje të drejtpërdrejtë të problematikave lokale.“Nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës”, përfundon njoftimi i VLEN-it.

Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës.

Sipas tyre, përvoja profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me qytetarët i kanë mundësuar atij të njihet nga afër me nevojat, problemet dhe sfidat e komunës.

Nga VLEN vlerësojnë se përparësia e kandidatit të tyre qëndron në njohjen e administratës komunale, procedurave institucionale dhe nevojave të banorëve. Për këtë arsye, siç theksojnë, Huseini do të mund ta nisë punën që nga dita e parë, pa humbur kohë për t’u përshtatur me funksionimin e komunës.

VLEN-i thotë se me këtë kandidaturë u ofron banorëve të Bërvenicës një kandidat me përgatitje juridike, përvojë profesionale dhe njohje të drejtpërdrejtë të problematikave lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Banorët e fshatrave të Gostivarit kundër këtij koalicioni ASH-VMRO: “Çka s’ka fol Sela për VMRO dhe sot u bënë bashkë” 1 October 2021
Me ceremoni zyrtare fillon seanca e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës16 September 2021
Të jetosh nga mbledhja e mbeturinave: E bëj që të mos ia zgjas dorën askujt23 July 2021