Nga Rajoni
11 September 2026
Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

Monedha europiane ka shënuar sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve dhe u këmbye sipas Bankës së Shqipërisë me 91.94 lekë.

Paraelisht në tregun vendas 1 euro u këmbye me 91.5 lekë.

Ky zhvlerësim prej 5% që nga fillimi i vitit vjen si pasojë e një sezoni të zgjatur veror, rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe kërkesës së vakët për valutë në treg.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte janë rritur me 50% në gjashtëmujor, të nxitura fuqimisht nga flukset në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Këto flukse masive valutore sipas bankës së Shqipërisë po përshpejtojnë rënien afatgjatë të Euros./Tv KlanMonedha europiane ka shënuar sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve dhe u këmbye sipas Bankës së Shqipërisë me 91.94 lekë.

Paraelisht në tregun vendas 1 euro u këmbye me 91.5 lekë.

Ky zhvlerësim prej 5% që nga fillimi i vitit vjen si pasojë e një sezoni të zgjatur veror, rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe kërkesës së vakët për valutë në treg.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte janë rritur me 50% në gjashtëmujor, të nxitura fuqimisht nga flukset në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Këto flukse masive valutore sipas bankës së Shqipërisë po përshpejtojnë rënien afatgjatë të Euros.



Të ndryshme
Më shumë
Familjet në Maqedoninë e Veriut hedhin 86 kg ushqim në vit për banor, 17 kg mbi mesataren evropiane 2 October 2026
Kurti: Sapo të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re 8 October 2025
NASA krahason Tokën pas 54 vitesh, nga “Blue Marble” te misioni Artemis II 4 April 2026