Sport
11 September 2026
Amir Rrahmani nis veprime ligjore ndaj atyre që e kërcënojnë dhe sulmojnë gjatë grumbullimeve me Kosovën

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka ndërmarrë hapa ligjorë lidhur me atë që avokatët e tij i përshkruajnë si sulme, kërcënime, fyerje dhe cenim të reputacionit të tij nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Përmes një komunikate, Zyra e Avokatëve “Hodaj & Partners” ka bërë të ditur se ka marrë përsipër përfaqësimin ligjor të Rrahmanit dhe se tashmë janë ndërmarrë veprimet e para pranë organeve të drejtësisë.

Sipas zyrës ligjore, veprimet janë bazuar në prova dhe fakte dhe kanë të bëjnë me persona përgjegjës që, sipas tyre, janë identifikuar apo pritet të identifikohen gjatë procedurave.

Në komunikatë thuhet se Rrahmani për më shumë se dy vite është përballur me kërcënime, sulme dhe presione të vazhdueshme.

“Përkundër kësaj, ai ka zgjedhur që shqetësimet e tij t'i adresojë brenda dhe të mos i bëjë publike, duke vënë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para interesit të tij personal”, thuhet në njoftim.

Avokatët kanë bërë të ditur se nga ky moment, çështjet që kërkojnë trajtim juridik do të adresohen përmes rrugëve institucionale dhe mbi bazën e provave.

“Besojmë se institucionet e drejtësisë do ta thonë fjalën e tyre dhe, si përfaqësues ligjorë të z. Rrahmani, do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave, integritetit dhe reputacionit të tij”, përfundon komunikata e “Hodaj & Partners”.



Të ndryshme
Më shumë
Filloi rrënimi i objekteve ilegale në plazhet më atraktive të Ohrit 9 June 2021
Kam fantazi seksuale për vajzat në studio”, me kë e ka vallë Bledi?16 March 2022
Sërish alarme për bomba, sot në “shënjestër” ishte shkolla "Hasan Prishtina" në Çair29 October 2025