Nga Rajoni
12 September 2026
Sot në Prishtinë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Marshi për Liri organizohet nga platforma “Liria ka emër”, ndërsa mbahet sot në Prishtinë, në ora 14:00.

Marshi në Prishtinë po mbahet vetëm disa ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, të cilat akuzohen për krime lufte.

Telegrafi.com do të raportojë të gjitha zhvillimet lidhur me Marshin për Liri.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 20 euro gjobë për mosmbajtje të maskës në ambiente të hapura29 October 2020
Ahmeti: Të flasësh pa menduar është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë12 July 2020
Arkivoli iu mbulua me fanela të Partizanit dhe Galatasarajit, pamje nga ceremonia e varrimit të Xhevat Prekazit në Beograd13 November 2026