Nga Vendi
12 September 2026
Humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar nga Tetova

Klubi i futbollit FK Teteks ka bërë të ditur se gjatë natës, më 12 shtator 2026, në një aksident trafiku ka humbur jetën futbollisti Daniel Nikollovski.

Nikollovski ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior.

„Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë ndajmë lajmin se më 12.09.2026 e humbëm Danielin. Danieli ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior. Do të mbetet i kujtuar si pjesë e familjes sonë të Teteksit dhe përgjithmonë do të jetë pjesë e historisë së klubit“, thuhet në njoftimin e klubit.

FK Teteks i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Danielin.
„Prehu në paqe, Daniel. Fluturo lart, engjëll.“



Të ndryshme
Më shumë
Einxhel thyen krahun brenda shtëpisë së famshme?28 January 2022
Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur më shumë të vdekur se sa të lindur, rajoni i lindjes me më pak lindje 2 July 2021
“Isha vetëm 15 vjeç, e pashë tek bordurat…’/ Blendi Fevziut tregon historinë e dashurisë me bashkëshorten: Si e humba për gati 11 vite 1 July 2020