ShowBiz
12 September 2026
"Jam historia veç me tri shkronja", Gold AG me imazhin e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në marshin për Liri


Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, i është bashkuar sot “Marshit për Liri” që po mbahet në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Artisti ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga protesta, ku shihet mes qytetarëve që i janë bashkuar këtij tubimi.

Gold AG është shfaqur i veshur me një bluzë me motive patriotike, në pjesën e përparme të së cilës është i stampuar imazhi i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në pjesën e pasme të bluzës shkruan “Jam Historia veç me 3 shkronja”, ndërsa krahas këtij mbishkrimi është vendosur edhe logoja e UÇK-së.


Me anë të këtyre fotografive, reperi ka treguar mbështetjen e tij për marshin, i cili po zhvillohet sot në kryeqytet.

“Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, pritet të jetë një prej tubimeve më të mëdha të këtij lloji, me qytetarë të mbledhur në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tyre për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për akuzat për krime lufte.

Në mesin e tyre janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. 



Të ndryshme
Më shumë
Mashtrim me patentë shoferi, 33-vjeçari denoncon humbjen e 2700 eurove22 March 2026
Haxhiu: Shkuarja në zgjedhje nuk i ndihmon procesit në Hagë e as Kosovës e qytetarëve... 25 September 2026
Njihej nga e gjithë bota, vdes Dj që krijoi hitin “I Like To Move It” 2 September 2020