ShowBiz
12 September 2026
Shkurte Fejza: Po presim që çlirimtarët të vijnë në shtëpitë e tyre

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ishte e pranishme sot në marshin e mbajtur në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Fejza uroi lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Sot kemi dalë sepse po urojmë që të jetë finalja. Pas një rrugëtimi të padrejtë, po presim që çlirimtarët të vijnë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ajo.

Marshi në Prishtinë u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe figurave publike, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodh e papritura: ‘Ndahen’ çifti i njohur i rrjeteve sociale, Rita dhe Fidani30 June 2021
Shasivari kërkon respektimin e vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së13 September 2026
Rama zyrtarizon largimin e Besfort Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin11 September 2026