Teknologji
3 August 2020
Telegram ankohet për App Store pranë autoriteteve Evropiane

Apple merr 30% të çdo transaksioni realizuar përmes App Store. Tarifat e App Store i gjenerojnë kompanisë mëse 1 miliardë dollarë çdo muaj.
Telegram ankohet për App Store pranë autoriteteve Evropiane
Aplikacioni popullor i komunikimit Telegram është bërë kompania e fundit e cila dërgoi një ankesë për Apple dhe dyqanin e aplikacioneve App Store pranë Bashkimit Evropian.

Ankesa drejtuar shefes së konkurrencës Margaret Vestager nga aplikacioni me 400 milionë përdorues thotë se përdoruesit duhet të kenë mundësi të shkarkojnë aplikacionet jashtë App Store.

Marrëdhënia mes zhvilluesve dhe Apple ka degraduar kohët e fundit. Spotify dhe Rakuten kanë qenë dy zhvillues aplikacionesh që janë ankuar pranë BE-së duke akuzuar App Store për pozitat monopolistike.

Apple merr 30% të çdo transaksioni realizuar përmes App Store. Tarifat e App Store i gjenerojnë kompanisë mëse 1 miliardë dollarë çdo muaj.

Telegram tha se është komisioni që Apple merr që e mban App Store në punë. Aplikacioni është themeluar nga sipërmarrësi Rus Pavel Durov dhe vëllai i tij në 2013. Ata akuzojnë Apple se po pengon inovacionin.

Telegram tha se në 2016-ën Apple e kishte penguar nga lançimi i një platforme gaming me arsyetimin se biente në kundërshti me rregullat e App Store. /PCWorld Albanian



Të ndryshme
Më shumë
Një çift shqiptar u gjet në valixhe, tronditin italianët: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër 1 September 2021
Linda Morina bëhet e gjallë kërkon burrë me vizë22 June 2021
Maqedoni: Arrin serveri për votim biometrik në zgjedhjet lokale13 September 2021