Nga Rajoni
13 September 2026
Gjini: VV po i do zgjedhjet më 27 dhjetor

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pak para vazhdimit të seancës konstituive ka deklaruar se Vetëvendosje po e ndjek datën 27 dhjetor për zgjedhje të reja.

Ai tha se partia e Kurtit, nuk e ka problem Vlora Çitakun, Kujtim Shalën e “as popullin serb”, sa i përket nënkryetarëve, por sipas tij, synimi ka qenë me arritë datën e sotme “afatin”.

Postimi i tij i plotë:

Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor.

Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar.

Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me “popullin serb”.

Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin.

Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator.

Nëse doni, shkojmë në zgjedhje!

Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut23 August 2021
Arben Taravari: Fitorja fillon nga Tetova, tash është koha që Tetova të frymojë ndryshe25 June 2020
Arta Elezaj sërish në pushime, ndjekësit ia përmendin ‘sheikët’14 March 2022