Sport
13 September 2026
Karim Adeyemi shfaqet në Barcelonë me veturë me targa '05' të Ferizajt

Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e fansave të Karim Adeyemit, pasi futbollisti është parë duke mbërritur në qendrën stërvitore me një veturë që mban targa të Kosovës.

Prania e targave kosovare në automjetin e futbollistit ka bërë që pamjet të shpërndahen shpejt në rrjetet sociale.

Ajo që ka rënë veçanërisht në sy është kodi “05” në targat e veturës, i cili i përket rajonit të Ferizajt.

 

Detaji ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht nga shqiptarët, të cilët e kanë komentuar me humor duke e cilësuar Adeyemin si “të shqiptarizuar”.

Pamjet janë bërë virale në rrjet, duke sjellë një moment të pazakontë nga përditshmëria e futbollistit në Barcelonë.

 

Targat e një automjeti nga Ferizaj janë shfaqur kështu në një prej qendrave më të njohura të futbollit në botë.

Një detaj i vogël, por që ka mjaftuar për të sjellë një copëz nga Kosova deri në Barcelonë dhe për të ngjallur reagime e komente të shumta në rrjetet sociale. 



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet, Shqipëria gati të presë 30 mijë afganë, përfaqësues të UNHCR-në takohen sot me qeverinë për kostot19 August 2021
Mickoski: Doganat me rezultate rekord, tejkalohet për herë të parë pragu prej 12 miliardë denarësh në muaj14 April 2026
MSH Maqedoni: 87 për qind e të vdekurve gjatë pesë javëve të fundit s’kanë qenë të vaksinuar10 September 2021