ShowBiz
13 September 2026
Dolce “godet” rrjetin me një mesazh të fortë

Dolce ka zgjedhur të mos japë thjesht një postim, por një manifest të vërtetë për mënyrën se si duhet jetuar jeta.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe plot vetëbesim, ajo rendit disa parime që, sipas saj, çdo njeri duhet t’i mbajë në fokus: privatësinë, elegancën, disiplinën dhe mbi të gjitha respektin për veten.

“Qëndro private. Vishu me elegancë. Lëviz me disiplinë. Respekto veten. Investo në mendjen tënde. Kujdesu për trupin. Mbaje zemrën të mirë. Duaj pastër. Qëndro besnike. Ndërto ëndrrat e tua”, shkruan Dolce.

Mesazhi i saj vë theksin te një jetë larg zhurmës, por pranë qëllimeve, duke i bërë thirrje ndjekësve të investojnë te vetja, të ruajnë vlerat dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat.

Një postim i shkurtër, por me një mesazh të fortë: më pak ekspozim, më shumë klas, disiplinë dhe punë për veten.

Dolce “godet” rrjetin me mesazhin e fortë: “Qëndro private, vishu me elegancë dhe ndërto ëndrrat e tua!”



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut/ Ndërron jetë 18-vjeçarja shtatzënë e prekur nga COVID10 September 2021
Policia arreston me dhunë vajza, dhe punonjësen e medias (FOTO)10 March 2022
Elvana Gjata duket mahnitëse në pozat me të brendshme23 September 2021