Nga Rajoni
14 September 2026
Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për faktorët ndërkombëtarë.

Musliu tha se pret që më 16 shtator të ketë vendim për lirimin e tyre, duke theksuar se çdo vendim tjetër, sipas saj, do të sillte pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore.

“Çdo vendim tjetër përveç lirimit pa asnjë kusht të pafajshëm ka me pasë pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore. Jo vetëm për Kosovën, por edhe për ndërkombëtarët”, tha Musliu në KlanKosova.

Ajo deklaroi se në rast të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, edhe NATO-ja do të vihej përballë përgjegjësisë për mbështetjen që i kishte dhënë luftës së Kosovës.

“Në fund të ditës edhe NATO ka me dhënë përgjegjësi pse e ka përkrahur një organizatë të tillë dhe një shtet të tillë”, deklaroi Musliu.

 



Të ndryshme
Më shumë
Ndahet nga jeta vëllai i aktorit të njohur kosovar30 October 2026
Palmer: Mbështesim çdo qeveri që do të zgjidhet dhe përkrah NATO dhe BE 5 August 2020
“Shokuese, tmerr, ndjesë pastë Arlinda”, aktori Shkumbin Istrefi reagon i indinjuar për neglizhencën e organeve të drejtësisë26 October 2026