Nga Bota
14 September 2026
Fotografia e katërshes së UÇK-së shfaqet në Times Square

Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se është vendosur në Times Square të New Yorkut një billboard me fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Gjocaj tha se realizimi i kësaj nisme është përballur me vështirësi të shumta, pasi disa operatorë kanë refuzuar publikimin e fotografisë dhe mesazhit, duke i konsideruar ato politike.

“Jemi këtu në Times Square. Kemi bërë përpjekjet tona të jashtëzakonshme javën e kaluar që ta nxjerrim në njërin nga billboardet fotografinë e katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë”, tha Gjocaj.

Sipas tij, pas refuzimeve nga dhjetëra operatorë, është arritur marrëveshje për vendosjen e billboardit në një ekran mbi shitoren Grand Slam.

Gjocaj deklaroi se, për shkak të pengesave, fotografia dhe mesazhi janë ndryshuar, ndërsa çmimi për publikimin është rritur ndjeshëm.

“Na është rritur çmimi për 20 herë”, tha ai, duke e cilësuar realizimin e billboardit si rezultat të përpjekjeve të vazhdueshme.

 



Të ndryshme
Më shumë
“Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi”, ambasadori i Shqipërisë uron 2 Gushtin 2 August 2026
Sulmohet fizikisht një ekip i televizionit Klan Kosova, dy kameramanë përfundojnë në spital 7 October 2026
Teuta Arifi fton partitë politike për një fushatë të shkurtër për respekt të tragjedisë së 8 shtatorit16 September 2021