Nga Vendi
14 September 2026
Ndizet “Flakadani i Lirisë” në Shipkovicë për krerët e UÇK-së

Në Shipkovicë është ndezur sonte “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ndezja e flakadanit vjen në prag të 16 shtatorit, kur pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, njofton TS.

Nga Shipkovica përcillet mesazhi i mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa flakadani simbolik ndriçoi mbrëmjen në një moment me ngarkesë të veçantë për shqiptarët.

Pamjet nga Shipkovica kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Shipkovica sonte me “Flakadanin e Lirisë” për krerët e UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Vaksinat nuk ju bëjnë magnetikë, ekspertët zbërthejnë videot me monedhat që ‘ngjiten’ në krah 8 July 2021
Kurti nga varrimi në Ferizaj: Duhet të sjellim drejtësi që Marigona të prehet në paqe24 August 2021
Bexheti: BDI në rritje, VLEN në rënie, “Konstanca jonë po shpërblehet”24 February 2026