ShowBiz
15 September 2026
Pas rrahjes së Edit, shfaqet Joz Marku! Ja çfarë po paralajmëron...

Pak ditë pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', në lidhje me çështjen ndaj Edi Kuçit, Joz Marku, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale.

Artisti ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet pranë një oxhaku, duke lexuar një libër.

Krahas fotos, Jozi ka përcjellë edhe një mesazh falënderimi për të gjithë ata që janë interesuar dhe e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

 

 Foto: Instagram

“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, shkruan ai.

Në postimin e tij, artisti ka vendosur në sfond edhe këngën “Së shpejti”, duke dhënë një sinjal të qartë se muzika mbetet pjesë e planeve të tij.

Pavarësisht situatës ligjore, Jozi duket se po përgatitet për rikthimin në muzikë, duke paralajmëruar një projekt të ri për fansat.

Në dëshminë në gjykatë, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen, gjë që për të është e patolerueshme. 



Të ndryshme
Më shumë
Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikan që shqiptoi 81 vjet burgim për katërshen e UÇK-së?16 September 2026
Lirohet ish luftëtari i UÇK/ Kosova kërkon të rishikohen listat e Interpol nga Serbia 2 August 2020
Hungarezët protestojnë kundër projektligjit të kryeministrit Orban për LGBTI-në15 June 2021