Nga Rajoni
15 September 2026
Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë

Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.

Në njoftim bëhet e ditur se sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.

"Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglishte dhe serbishte", thuhet në njoftim.

Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube përmes lidhjeve në vijim:

https://www.scp-ks.org/sq/transmetim

https://www.youtube.com/@KSCShqipLive



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur19 September 2026
Gjendet i vd ekur miliarderi i Bitcoinit, tregu i kriptomonedhave rrezikon të zhduket30 June 2021
Dyshime për tregti të brendshme, lëvizje milionëshe para deklaratave të Trump tronditin tregjet20 April 2026