ShowBiz
15 September 2026
Labinot Rexha me mesazh para vendimit në Hagë: Lutem që çlirimtarët tanë të lirohen

Në prag të vendimit që pritet të merret në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtari Labinot Rexha, ka ndarë një mesazh të ndjerë përmes Instagramit.

Në InstaStory, Rexha ka publikuar një fotografi, ndërsa përmes shkrimit të vendosur mbi imazh ka shprehur lutjen e tij për ish-luftëtarët e UÇK-së, duke kërkuar që ata të lirohen nga Haga dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.

“Lutem Zotit të Madhëruar që çlirimtarët tanë të lirohen nga Haga dhe të kthehen pranë familjeve të tyre”, shkruan ai.

 

 Foto: Instagram

Këngëtari nga Rahoveci thekson gjithashtu se pavarësisht bindjeve politike, sakrifica e atyre që kontribuuan për Kosovën duhet respektuar.

Në fund, e mbyll mesazhin me një tjetër lutje për drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve pranë të dashurve të tyre.

“Pavarësisht bindjeve politike, ata meritojnë drejtësinë dhe respektin. Kosova ka nevojë për ta, për kontributin dhe për sakrificën e tyre. O Zot i lëshoju vuajtjet, jepu forcë dhe mundësoju sa më shpejt të jenë të lirë pranë më të dashurve të tyre. Amin".

Për rikujtim, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. 



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Nëse vera vazhdon kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese 5 July 2021
Në moshë të re ndahet nga jeta një nga mësueset më të dalluara në Gostivar 2 April 2021
Mbi 200 milionë raste të infektuara me COVID-19 në botë 5 August 2021