Nga Rajoni
15 September 2026
Një ditë para verdiktit, edhe dy muaj shtesë paraburgim për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin

Vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, gjyqtari Charles Smith ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë për një periudhë prej dy muajsh, raporton Klankosova.

“Për shkak të afateve, konfirmojmë lajmin e fundit se vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, Charles Smith ka vendosur t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin Veselit dhe Krasniqit”, ka raportuar Mujku nga Haga.

“Nuk ka afate të tjera për të mësuar se a ka një vendim të radhës edhe për dyshen tjetër”.



Të ndryshme
Më shumë
Zhvishet Trejsi Sejdini, “çmend” Instagramin20 October 2021
Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ17 October 2021
Xhaferi: Nisma për krijimin e Komisionit hetimor për tragjedinë në Tetovë është e parakohshme28 September 2021